Katër pasagjerë të një autobusi kanë pësuar lëndime trupore të mërkurën në një aksident trafiku në rrugën Fushë-Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur ne orën 18:30, ku janë përfshirë nj veturë dhe një autobus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një veturë dhe një autobus) të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona (pasagjerë në autobus)”, ka thënë Ahmeti.
Ajo njoftoi se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.