Një cisternë dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku të mërkurën në fshatin Dollc të Klinës.
Zëdhënësi policor për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, njoftoi për KOHËN se njëra prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës.
Ai shtoi se aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale.
Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.