Plot tetë raste të dhunës në familje u raportuan të mërkurën e 27 majit. Tri prej tyre janë në Pejë, një në Prishtinë, një në Istog, një në Deçan, një në Gjakovë dhe një në Rahovec. Kryesisht, këto raste u raportuan nga gratë në Policinë e Kosovës.
Një person u arrestua në Prishtinë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave të gjinisë femërore. Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit “palët janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy persona u arrestuan në Pejë në dy raste të ndara pasi dyshohen për dhunë fizike ndaj viktimave femra. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit u dërguan në mbajtje.
Në një rast tjetër po ashtu në Pejë, një i dyshuar për dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje ndodhet në kërkim policor derisa rasti po vazhdon të hetohet nga organet përkatëse. Viktima grua ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Edhe në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për dhunë në familje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ai dyshohet që në gjendje të dehuar ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor derisa i dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
Në Istog, një grua e raportoi një burrë në polici pasi ky i fundit i ka shkaktuar dhunë psikike. Me vendim të prokurorit, palët u liruan dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Ndërkohë në Deçan, dy persona, njëri i gjinisë mashkullore ndërsa tjetri i gjinisë femërore janë arrestuar paraditen e së mërkurës pasi dyshohet se ushtruan dhunë fizike ndaj një burri dhe një gruaje tjetër. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësorë.
Me vendim të prokurorit, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të dyshuarit u liruan në procedorë të rregullt.
Për dhunë në familje u raportuan edhe në policinë në Rahovec. Një grua dyshohet se u sulmua fizikisht edhe psiqikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.