Një 7-vjeçare është goditur nga një shofer me veturë në fshatin Surkish të Podujevës të premten.
Vajza ka pësuar lëndime andaj është dërguar në QKUK për trajtim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShoferi është ndaluar përkohësisht në stacionin policor.
“Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur një këmbësore femër shtatë vjeçe. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK për tretman mjekësor. I dyshuari është ndaluar përkohësisht në stacion policor”, thuhet në raportin e PK-së.