Kronikë

63-vjeçarit në Gjakovë iu përkeqësua gjendja në vendin e punës, vdiq rrugës për në spital

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një 63-vjeçar ka humbur jetën gjatë rrugës për në Emergjencë në Gjakovë të dielën, pasi thuhet se paraprakisht kishte nuk ishte ndier mirë derisa ishte në vendin e punës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për KOHËN se ai është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku është konstatuar vdekja e tij.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.

“Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Nga hetimet e para dyshohet se viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në vendin e punës (ku ishte duke punuar si roje sigurie), në rrugën ‘Ëesley Clark’, rreth orës 08:45”, thuhet në njoftimin policor.