Gjashtë persona janë arrestuar të hënën në mbrëmje në Obiliq nën dyshimin për dëmtim të varrezave apo kufomave.
Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur të më 13 dhjetor në fshatin Plemetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit”, thuhet në njoftim.
Prej të arrestuarve 5 janë të mitur.
“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit thuhet se po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.