I dyshuari është intervistuar dhe më urdhër të Prokurorisë Speciale u dërgua në mbajtje për 48 orë. Dy të dyshuar të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
I ndaluari dyshohet se ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t'u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë kalon mbi 8.8 milionë euro.
“Gjatë hetimeve janë siguruar prova dhe informata që mundësojnë dyshimin se një zyrtar publik ka ndihmuar operatorët ekonomikë për t’u shpallur fitues në tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në mënyrë të kundërligjshme. Vlera totale e tenderëve në fjalë tejkalon 8.8 milionë euro”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Policia njofton se u sekuestruan pajisje komunikuese si dëshmi.
Edhe
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
“Veprimet hetimore janë zhvilluar në bashkëpunim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke përfshirë sigurimin e dëshmive dhe masa të tjera hetimore, përfshirë sekuestrimin e pajisjeve komunikuese”, thuhet në njoftim.
Rasti vazhdon të hetohet dhe Policia e Kosovës dhe në bashkëpunim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprime tjera.
-
Arrestohet një i dyshuar për dallavere në tenderin për pajisje të Policisë
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Prokurorët e BE-së arrestojnë 21 kroatë nën dyshimin për mashtrim