Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator ka ekzekutuar një sërë urdhëresash të lëshuara nga gjykatat kompetente, duke arrestuar gjithsej 39 persona të dyshuar.
Sipas njoftimit, personat e arrestuar ishin të kërkuar për vepra të ndryshme penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ta, 14 janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër është paraqitur në seanca gjyqësore. Pas pagesës së gjobave të shqiptuara, ata janë liruar.
Policia e Pejës ka theksuar se do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatave, në funksion të sundimit të ligjit dhe sigurisë publike.