Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 19 persona nën dyshimin se kanë zhvilluar lojëra të bixhozit ilegal.
19 personat u arrestuan të premten pas mesnate në një lokal në rrugën “2 Korriku” në Prizren, ku dyshohet se po zhvillohej bixhoz i paligjshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një lokal, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Bastet sportive në Kosovë u mbyllën në vitin 2019, pas vendimit të Qeverisë Haradinaj. Kjo ndalesë e përgjithshme u ndërmor pas disa vrasjeve që ndodhën nëpër kazino.