Një histori e pretendimeve për “shitjen e fëmijës” para 16 vjetëve është rikthyer në llupën e hetuesisë që disa javë me parë. N.A. nga Komuna e Gjilanit, sipas hetuesisë, pas rreth 16 vjetëve që ka lindur fëmijën e saj të parë e ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj që fëmijën e pati shitur pa pëlqimin e saj.
Gruaja, e cila tashmë e ka rifilluar jetën jashtë Kosovës, sipas informatave që ka gazeta, është rikthyer në Kosovë që përmes drejtësisë ta rikthejë fëmijën e saj dhe të denoncojë ata që ajo i ka denoncuar për shitjen e foshnjës para 16 vjetëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime të gazetës brenda hetuesisë kanë thënë se kjo nënë në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka deponuar një denoncim, ku pretendon se ish-bashkëshorti i saj pa lejen e saj ia ka rrëmbyer fëmijën për t’ia dhënë një familjeje tjetër.
“Foshnja pasi është lindur, nuk kanë kaluar as 24 orë dhe ende pa dalë nga spitali foshnja i është marrë dhe i është dhënë një çifti nga Presheva”, ka thënë një burim i hetuesisë për atë çfarë ka rrëfyer kjo nënë, e cila e akuzon ish-bashkëshortin për disa vepra penale.
Sipas hetuesisë, pak muaj pas lindjes kjo grua është ndarë nga bashkëshorti i saj.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)