INTERAKTIV

Zvicra – testi i parë për Kosovën në kualifikimet për Botërorin 2026, i ftuar në "Interaktiv" Bylbyl Sokoli

Bylbyl Sokoli - Interaktiv - promo

Sonte në “Interaktiv” mysafir do të jetë trajneri i futbollit, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli. Me të do të flasim për përballjen e Përfaqësueses së Kosovës kundër Zvicrës, që zhvillohet këtë të premte në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. 

Kosova dhe Zvicra kanë një historik ballafaqimesh të mbushura me emocione edhe për shkak të lojtarëve me origjinë shqiptare që mbrojnë ngjyrat helvetike. Veç kësaj përballjeje, e cila zhvillohet saktësisht nëntë vjet pasi Kosova debutoi në ndeshje kualifikuese, do të diskutohet edhe për gjasat e Kosovës që të kualifikohet në botërorin e ardhshëm, në grupin ku bëjnë pjesë edhe Suedia e Sllovenia.