Horoskopi ditor - 17 Dec 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot mund të ndieni dhembshuri ndaj një anëtari të familjes. Gjithsesi, jini të kujdesshëm nga kufizimet që keni për shkak të Hënës sot. Shmangni shpenzimin e parave (përveç për ushqim ose naftë) ose marrjen e vendimeve të rëndësishme gjatë kësaj kohe.

Demi

20 prill - 20 maj

Kjo është një ditë ëndërrimtare e pa mendime; prandaj mund të keni disa ide idealiste, por joreale. Jini të kujdesshëm për kufizimet që keni nga Hëna dhe mos bëni blerje gjatë kësaj kohe. Mendoni me kujdes.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot jini të fokusuar në çështjet financiare, fitimin e parave dhe ndoshta dëshirën për të shpenzuar para. Megjithatë, shumica e kësaj dite është e pushtuar nga Hëna, që do të thotë ditë e keqe për të shpenzuar para, përveç në gjëra esenciale. Jini të kujdesshëm nga kjo.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Në shumicën e kësaj dite mund të ndiheni shumë më emocional sesa zakonisht dhe ndoshta edhe të pavendosur. Do të jetë e vështirë të merrni vendime. Një gjë që duhet ta dini është t’i shmangni blerjet gjatë kësaj kohe. Kufizoni shpenzimet vetëm në gjëra të nevojshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot do të kërkoni privatësi dhe do të jeni të lumtur nëse punoni vetëm ose pas dyerve. Shmangni vendimet e rëndësishme. Megjithatë, më vonë gjatë ditës, Hëna do të jetë në shenjën tuaj, që do t’ju mbushë me energji. Papritmas, gjithçka do të vazhdojë si normalisht!

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Diskutimet me anëtarët dhe grupet do t’ju interesojnë sot. Megjithatë, mos bini dakord për asgjë thelbësore, sepse sot Hëna do të ketë ndikim në të gjitha shenjat. Megjithatë, është ditë kreative. Është kohë e mirë për të nxjerrë në dritë idetë dhe t’i eksploroni opsionet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Njerëzit do t’ju vënë re sot, e në fakt disa prej tyre edhe dinë detaje personale të jetës suaj. Jini të kujdesshëm nga kjo në rast se do t’ju duhet të bëni dëme. Shtyni vendimmarrjen për vendime të rëndësishme dhe fokusohuni vetëm në blerjen e gjërave thelbësore. Kjo për shkak të ndikimit të Hënës në këtë ditë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Mund të mos arrini të kryeni shumë gjëra sot. Megjithatë, edhe pse është kështu, është ditë potencialisht kreative për shumë njerëz. Gjithsesi, mos e mundoni shumë veten. Arratisuni diku nëse mundeni. Kujdes nga ndikimi i Hënës sot.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Edhe pse mund të jeni të fokusuar në çështje financiare, sidomos me diçka që ka të bëjë me taksat, borxhet, pasiguritë e sigurimeve ose pronat e ndara – kjo s’është ditë e mirë të ndërmerrni vendime ose të harxhoni para. Kjo ndodh për shkak të ndikimit të Hënës në këtë ditë. Kërkoni dhe gjeni informacionet e nevojshme. Prisni derisa të përfundojë pushtimi nga Hëna.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Për pjesën më të madhe të ditës së sotme Hëna është në anën e kundërt të shenjës suaj. Me shumë mundësi, do të ndieni dhembshuri ndaj dikujt të afërt me ju. Megjithatë, për shkak se Hëna është në fuqi në pjesën më të madhe të ditës, është kohë e keqe për të marrë vendime të rëndësishme ose për të shpenzuar para. Jini të vetëdijshëm për këtë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Mund të dëshironi të ndihmoni një koleg sot, sepse ndjeni dhembshuri ndaj të tjerëve – nëse jo ndaj një kolegu, atëherë ndoshta ndaj dikujt që ka lidhje me shëndetin ose kafshën shtëpiake? Për çdo rast, prisni derisa Hëna të mos ketë më ndikim, për të marrë vendime të rëndësishme dhe të harxhoni para.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Kjo është ditë përrallore e krijuese për ju. Nëse punoni në art ose në ndonjë projekt krijues, ose nëse keni nevojë ta zhvilloni talentin tuaj artistik, energjia e kësaj dite do t’ju mbështesë. Do të eksploroni lehtësisht ide të reja. Shmangni shpenzimin e parave (përveç ushqimit dhe naftës) derisa të përfundojë ndikimi i Hënës në këtë ditë.