Horoskopi ditor - 25 Nov 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNga sot e deri më 15 dhjetor, Mërkuri është në shenjën tuaj. Kjo në fakt do t'ju ndihmojë t’i përfundoni projektet e shkollës, dorëshkrimet ose letrat e rëndësishme. Do të jetë shumë më e lehtë t’i përfundoni punët në këto fusha. Bashkëpunoni me të tjerët sot. Jini të përgjegjshëm.
Demi
20 prill - 20 majNë dy javët e ardhshme mund të prisni vonesa sa i përket këstit të kredisë dhe çështjeve që lidhen me pronat e përbashkëta, trashëgimitë dhe çështjet e sigurimit, kjo për shkak të rikthimit të Mërkurit. Megjithatë, i njëjti ndikim do t'ju ndihmojë t’i përfundoni çështjet në këto fusha që tashmë i keni filluar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorSot sundimtari juaj Mërkuri rikthehet edhe në shenjën tuaj dhe do të qëndrojë deri më 15 dhjetor. Kjo do të tërheqë përsëri në botën tuaj ish-partnerët dhe ish-bashkëshortët. Ky mund të jetë një lajm i mirë, por mund edhe të mos jetë. Kjo gjithashtu mund t'ju japë një mundësi për mbyllje të çështjeve që u kanë mbetur hapur.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikMërkuri rikthehet edhe në shenjën tuaj sot dhe kjo është arsyeja pse do të jeni të frustruar në punë, me vonesa, gabime dhe komunikime të ngatërruara në dy javët e ardhshme. E mira është se kjo do t’ju ndihmojë t’i përfundoni më lehtë çështjet e hapura. Ka gjithmonë një avantazh në çdo gjë.
Luani
23 korrik - 22 gushFlakët e vjetra të dashurisë janë kthyer në jetën tuaj. Dhe nëse nuk dëgjoni prej tyre në një kuptim të mirëfilltë qoftë personalisht apo në rrjetet sociale, mund ta gjeni veten duke ëndërruar për to. Sido që të jetë, ato janë rikthyer përsëri në botën tuaj. Ndërkohë, kjo është një ditë shoqërore argëtuese. Kënaquni!
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMërkuri është sundimtari juaj dhe sot rikthehet në shenjën tuaj. Ju do ta vëreni këtë në veçanti, sepse do t’i tërheqë të afërmit dhe familjen përsëri në botën tuaj. Megjithatë, kjo është një ditë e shkëlqyer për riparimet e shtëpisë. Por mos e lini veten anash!
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu do ta ndieni rikthimin e Mërkurit në shenjën tuaj fuqishëm, sepse me siguri do të krijojë vonesa në transport, probleme me veturën, humbjen e autobusit dhe në përgjithësi probleme me udhëtimet dhe komunikimet. Mund të ndodhë të përballeni edhe me gabime që do t’ju kushtojnë. Megjithatë, mos e humbni guximin për të vepruar!
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDuke filluar nga sot, Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj për dy javët e ardhshme dhe kjo mund të ndikojë në aspektin tuaj financiar. Çështjet financiare mund të vonohen. Kjo mund të jetë zhgënjyese. Megjithatë, mos e humbni besimin sepse normaliteti do të rikthehet shumë shpejt.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMërkuri në shenjën tuaj do të shkaktojë shqetësime si asnjëherë më parë. Kjo pritet të ndodhë deri më 15 dhjetor, kur ai të largohet. Do të vëreni gjëra të pazakonshme, shkresa të harruara, veprime të gabuara, komunikime të ngatërruara dhe vonesa, veçanërisht në lidhje me transportin. Qëndroni të qetë!
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarRikthimi i Mërkurit në shenjën tuaj do të jetë pozitiv për ju. Kjo do t'ju ndihmojë të bëni kërkime të çdo lloji. Nëse jeni duke kërkuar zgjidhje për problemet ose përgjigje për pyetjet, mund t'i gjeni ato. Është sikur çështjet e së kaluarës hapen për të zbuluar sekrete!
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMiqtë janë të rëndësishëm për ju dhe do t'ju duket magjepsëse që sot Mërkuri rikthehet në shenjën tuaj, që do të thotë se mund të dëgjoni diçka për miqtë e të kaluarës suaj, të cilët nuk i keni parë që një kohë. Do të ndieni kënaqësi që po dëgjoni mirë për ta.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMërkuri në shenjën tuaj do të ndikojë që t’i forconi marrëdhëniet me prindërit që mund të mos i keni parë për një kohë, por edhe me njerëz të tjerë që mund të jenë të rëndësishëm për ju. Ky mund të jetë një lajm i mirë. Sipas të gjitha gjasave, kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë se asnjëherë më parë.