Horoskopi ditor - 15 Nov 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Çështjet financiare mund të jenë në qendër të vëmendjes sot. Kur bëhet fjalë për financat, është e rëndësishme t’i merrni parasysh faktet dhe të mos bëni shaka. E vërteta është fuqizuese.

Demi

20 prill - 20 maj

Sot po zhvillohet e vetmja hënë e plotë gjatë gjithë vitit në shenjën tuaj, dhe kjo do t’i rrisë emocionet dhe ndjenjat tuaja. Kjo është arsyeja pse mund të keni sfida ose vështirësi në marrëdhëniet me bashkëshortët, partnerët dhe miqtë e ngushtë. Papritur, gjithçka "ka rëndësi!"

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Vështirësitë në punë ose që lidhen me shëndetin tuaj apo të një kafshe shtëpiake mund të lindin sot, për shkak të energjisë së hënës së plotë. Mos u mundoni ta bëni një punë të madhe për asgjë. Mos insistoni të keni të drejtë. Lehtësohuni dhe shkoni me rrjedhën për ta bërë këtë ditë të funksionojë për ju. Kjo është ajo që ka vërtet rëndësi, apo jo?

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ju e ndieni energjinë e hënës së plotë të sotme, sepse Hëna është sundimtare e Gaforres. Sot kjo mund të krijojë vështirësi në aspektin e trajtimit të fëmijëve tuaj. Po kështu, mund të krijojë probleme në romancë. Ndoshta ndiheni të detyruar të bëni një zgjedhje që nuk dëshironi ta bëni. Për fat të mirë, gjithçka do të rregullohet shpejt.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot mund të ndiheni të tërhequr mes kërkesave të shtëpisë dhe familjes në njërën anë, kundrejt kërkesave të karrierës suaj dhe reputacionit tuaj publik. Duket se nuk mund t'i mbash të dyja anët të lumtura. Me hënën e plotë në shenjën tuaj sot, nuk mund të injoroni skenën tuaj familjare.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kini kujdes, sepse kjo është një ditë e prirë për aksidente për ju, për shkak të energjisë së hënës së plotë. Prandaj, ngadalësoni dhe kushtojini vëmendje gjithçkaje që thoni dhe bëni. Mos veproni me nxitim. Mendoni para se të flisni, veçanërisht kur u përgjigjeni të të tjerëve. Shmangni debatet. Bëhuni të mirë!

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Hëna e plotë sot do të sjellë në fokus çështjet që kanë të bëjnë me pasuritë tuaja, paratë tuaja, si dhe me pasurinë dhe burimet e partnerit ose të dikujt tjetër. Ju jeni shumë të vetëdijshëm për borxhin tuaj ose atë që i detyroheni dikujt dhe ndiheni të përulur.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot po zhvillohet e vetmja hënë e plotë përballë shenjës suaj gjatë gjithë vitit. Kjo mund të krijojë tension mes jush dhe bashkëshortëve, partnerëve dhe miqve të ngushtë. Kjo ndodh sepse gjatë hënës së plotë, Dielli dhe Hëna janë përballë njëri-tjetrit. Jini tolerant! Tregoni respekt!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot është e rëndësishme t’i vendosni letrat tuaja në tryezë dhe të flisni hapur për paqen tuaj. Bëjeni këtë, sepse vlerësoheni për ndershmërinë dhe ndiheni mirë për aftësinë tuaj për të thënë gjithçka ashtu siç është.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jini të durueshëm me fëmijët tuaj sot, sepse energjia e hënës së plotë mund t'i bëjë të gjithë më intensivë dhe të paqëndrueshëm. Po kështu, kushtojini vëmendje më shumë partnerit, sepse hëna e plotë rrit tensionin dhe ankthin tek ata. Mendoni për objektivin tuaj afatgjatë. Ju dëshironi të keni gjithçka nën kontroll.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kërkesat e jetës suaj publike kundrejt asaj private janë në kundërshtim sot për shkak të energjisë dhe komplikimeve që sjellë hëna e plotë. Trajtojeni këtë aspekt sa më mirë që mundeni, por kini parasysh se nuk mund ta injoroni personalitetin tuaj publik sot. Ruani reputacionin tuaj para së gjithash.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Shmangni diskutimet me të tjerët, veçanërisht për politikën dhe fenë, sepse energjia e hënës së plotë të sotme do t'i bëjë gjërat problematike në një debat. Madje përpiquni të evitoni gjithçka që mund t’ju sjellë tension. Me zgjuarsinë tuaj, mbajini gjërat në nivelin që do të dëshironi t’i keni.