Horoskopi ditor - 01 Sep 2024
Dashi
21 mars - 19 prillKa gjasa se do të jeni në situatë mjaft sfiduese. Në çastin kur përkushtoheni si duhet do t’i përmbushni premtimet. Projektet e reja do të jenë të suksesshme falë vendosmërisë suaj. Do të shpërblehet puna e madhe që e keni bërë në të kaluarën. Të paguheni për përdorimin e imagjinatës suaj është ëndërr e bërë realitet.
Demi
20 prill - 20 majÇfarëdo synimesh që keni, sigurohuni se do ta keni ndihmën e miqve tuaj. Nëse keni vështirësi t’i kuptoni udhëzimet e një pajisjeje të re, një bashkëbanues ka mundësi t’jua shpjegojë gjërat në një mënyrë shumë të qartë. Do të kënaqeni gjatë aktiviteteve të kohës së lirë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorE keni shumë të vështirë që të jeni të durueshëm me një koleg, që vazhdon të bëjë ndryshime, të cilat janë të panevojshme. S’ka rëndësi se sa shumë mundoheni, nuk mund ta kuptoni se si funksionojnë mendjet e njerëzve. Shprehuni nëse jeni të zhgënjyer, por jo shumë vrazhdë. Do t’ju shpërblehet durimi që keni.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikGjërat po shkojnë në të mirën tuaj, edhe pse nuk po ju duket kështu. Kur ndiheni të braktisur dhe të vetmuar, do ta zbuloni se ju kanë mbështetur në heshtje shumë njerëz, por ju se keni vërejtur. Tani që e dini se ka shumë mundësi që ta përmbushni një qëllim të veçantë, do ta vazhdoni punën për ta arritur suksesin që doni.
Luani
23 korrik - 22 gushJeni duke menduar që t’i zgjeroni horizontet tuaja dhe po bëni plane për këtë gjë. Ka kohë që doni të udhëtoni. Do të zhduken zhgënjimet dhe pikëllimi nga zemra juaj dhe optimizmi do t’ju çojë në drejtim të rrugëve të reja. Nëse keni pasur probleme për shkak të shpenzimeve të mëdha, mund të gjeni mënyra për t’i shtuar të ardhurat tuaja.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNëse po ndiheni në humor të keq, kjo ndjenjë nuk do të zgjasë edhe shumë për shkak se do të merrni disa lajme të mira. Do të kënaqeni nëse rrini me familjen dhe të afërmit tuaj. Gjërat e thjeshta, si ushqimi i mirë dhe shoqëria e mirë janë ato që i vlerësoni më së shumti.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDoni të keni rezultate, por nuk mund t’ua sforconi të tjerëve idetë tuaja. Do të mund t’ju duhet të kërkoni nga një mik të mos ju bëjë shumë presion. Edhe kur jeni përballë një situate që duhet të veproni shpejt, do ta zgjidhni opsionin më pak të rrezikshëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë i afërm apo shok i ngushtë do të interesohet shumë për jetën tuaj. Në fillim do t’ju vijë mirë, por një vijë e hollë i ndan kureshtjen dhe ndërhyrjen. Mos i ndani të fshehtat tuaja. Disa gjëra duhet t’i dini vetëm ju dhe askush tjetër.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo ta mbështesni një organizim bamirës edhe pse keni shumë punë të tjera. Kur diçka ka rëndësi për ju, gjeni gjithmonë kohë. Ndiheni shumë mirë kur bëni gjëra të dobishme dhe e dini se sa shumë kanë vlerë. Bisedat në familje do të ndikojnë që t’i mendoni gjërat më shumë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDisa lajme të mira do të ndikojnë që të filloni planet tuaja. Mund t’i mënjanoni gabimet duke i menduar gjërat më gjatë. Keni kujdes me shpenzimet, pasi do të keni nevojë për para. Në lidhje flisni hapur dhe do të mirëkuptoheni më shumë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKeni mundësi t’i shtoni të ardhurat tuaja goxha shpejt, mirëpo para se të veproni ju i peshoni të mirat e të këqijat. Projektet dhe planet që i keni lënë anash mund t’i nisni tani. Nëse keni qenë duke menduar për t’u shpërngulur në një shtëpi të re apo për ta ndërruar punën, do të befasoheni se sa shpejt do të realizohet kjo.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsShpërblejeni veten për një arritje. Keni punuar shumë, iu keni falur të tjerëve mbështetje praktike, financiare e emocionale. Ka ardhur koha për të pushuar. Një hobi i ri do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Një fqinj do ta ndajë me ju një sekret, i cili do të ndikojë që t’i shihni plotësisht ndryshe.