Horoskopi ditor - 03 Sep 2024
Dashi
21 mars - 19 prillPavarësisht ndjenjës së rikthimit në shkollë, është e vështirë të kthjelleni sot. Bëni çfarë të mundeni, por mos e frenoni veten dhe të tjerët. Vera ka mbaruar dhe duhet pak kohë për të marrë energji të re. Lehtësia bën gjithçka.
Demi
20 prill - 20 majNuk mund t’i shmangësh përgjegjësitë me fëmijët sot, kjo është e sigurt. Gjithsesi, është e vështirë të rinisni diçka. Mos i gjykoni të tjerët. Jeni të duruar me ta dhe veten.
Binjakët
21 maj - 20 qershorEdhe pse Marsi është në shenjën tuaj në vijë me Jupiterin, çka rrit energjinë tuaj, gjithsesi është në vijë edhe me Neptunin çka ua rrëmben këtë energji. Prandaj, merreni me qetësi. Mos i bëni gjërat të mëdha për asgjë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPër shkak se mund të keni pritshmëri, nëse gjërat nuk shkojnë mirë dhe nuk keni energji për të vazhduar, zhgënjimi juaj mund të shfaqet si kritikë ndaj të tjerëve. Sot është ditë e rëndë. Kjo është ajo që është. Merreni me qetësi.
Luani
23 korrik - 22 gushUlini standardet tuaja sot. Të gjithë kemi atë ndjenjën e rikthimit në shkollë, çka do të thotë që doni që gjërat të shkojnë mirë, t’i bëni siç duhet dhe të jeni efikas dhe të bëni shumë për t’u rikthyer në lojë. Megjithatë, sot njerëzit janë të lodhur. Është e thjeshtë. Kërkohet lehtësia sot.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorEdhe pse kjo është ditë e fuqishme, meqë Hëna dhe Dielli janë në shenjën tuaj; e për më tepër, Marsi dhe Jupiteri janë të rreshtuar - megjithatë, diçka po e largon erën nga velat tuaja sot. Mos u shqetësoni për këtë. Rigrupohuni një ditë tjetër.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorMos u bëni të ashpër me veten sepse sot, është sfiduese ta riktheni një zakon, edhe pse të gjithë kanë pritshmëri për ta bërë këtë. Energjia e Marsit shpëlahet nga kontakti i tij me Neptunin, dhe kjo na bën të ndihemi paksa dembelë dhe të pakënaqur. Kujt i intereson? Merreni me qetësi. Bëjini gjërat bazike.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorShijoni shoqëritë e ngrohta me të tjerët sot. Jini të durueshëm me fëmijët sepse ata ndihen të lodhur, sikur ju sot. Energjia që shumica e njerëzve e ndiejnë sot nuk është e fortë. Është e dobët. Mos i bëni gjërat të mëdha. Vetëm pranoni atë që po ndodh. Relaksohuni.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorMeqë njerëzit ju vërejnë më shumë sot, mund të ndiheni sikur duhet të jepni më të mirën tuaj. Duhet të dukeni mirë dhe të thoni gjënë e duhur. Megjithatë, të gjithë ndihen sikur përpjekjet e tyre nuk tregojnë rezultatet e pritura. Qetësohuni dhe shijojeni ditën.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarKur flisni me të tjerët sot, bëni përpjekje të siguroheni se komunikimet janë të qarta, sepse kjo është koha e duhur për keqkuptime, sidomos në lidhje me punën ose shëndetin. Njerëzit kanë energji të ulët sot. S’keni çfarë bëni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKjo nuk është ditë e mirë për diskutime të rëndësishme financiare, veçanërisht në lidhje me trashëgiminë, faturat, taksat, borxhin ose si të merrni pjesën tuaj të diçkaje. Do ta keni të vështirë ta vendosni veten pas fjalëve tuaja. Ju thjesht nuk keni energji sot.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMos u shqetësoni nëse nuk keni energji për të bërë gjithçka që kishit shpresuar ta bënit në shtëpi dhe me anëtarët e familjes. Kryeni vetëm gjërat bazike. Njerëzit kanë pak energji dhe janë pak të lodhur sot. Vera ka mbaruar dhe duhet pak kohë për ta ngritur energjinë. Durim.