Horoskopi ditor - 25 Aug 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNjë shok i ngushtë ka lajme shumë të mira dhe do të jeni të lumtur për ta. Problemi është se ata duan të flasin për diçka tjetër. Nuk është se do të refuzoni, por pas një kohe të shkurtër do të lodheni nga kjo temë. Kur përpjekjet për ta ndryshuar këtë temë shkojnë huq, atëherë arsyetojuni disi dhe gjeni shoqëri më të mirë.
Demi
20 prill - 20 majNuk është koha e duhur për të nisur dietë të re apo ushtrime të reja. Nuk është se do të jeni plotësisht gati dhe kur i bëni gjërat me gjysmë zemre do të zhgënjeheni. Prisni derisa të gjeni diçka që ju pëlqen vërtet dhe përpjekjet tuaja do të kurorëzohen me sukses. Tërë çështja qëndron te motivi dhe së fundmi nuk keni shumë entuziazëm.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJu e krijoni vetë jetën tuaj. Dëshira juaj për t’iu bashkuar aktiviteteve në komunitet dhe në rrethin shoqëror do t’ju shndërrojë në personin më të famshëm aty. Do të mund të kënaqeshit shumë nëse do të dilnit me familjen apo miqtë, por gjithmonë duke i zbatuar masat e sigurisë. Një produkt që doni shumë ta blini mund t’ju kushtojë shumë, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDo të pajtoheni që të bëheni pjesë e një projekti, që ka nevojë për aftësitë dhe energjinë tuaj. Jo vetëm që do t’u ndihmoni të tjerëve, por edhe do të jetë mundësi e mirë për ju që të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme. Një projekt vullnetar do t’jua hapë rrugën për një ngjarje interesante, tërësisht të re dhe mund t’ju ndihmojë t’i realizoni disa dëshira që keni.
Luani
23 korrik - 22 gushKolegu juaj ka qenë duke e fshehur qartazi faktin se kanë qenë duke iu bishtnuar përgjegjësive të tyre. Detyrat që kishit menduar se do të kryhen me kohë, janë neglizhuar. Tani që e keni vërejtur këtë gjë, do të ndiheni të detyruar që t’i zgjidhni këto probleme, ndonëse nuk jeni ju personi që ka qenë i pakujdesshëm.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorTregohuni të kujdesshëm sa i përket pjesës së dashurisë. Nëse tashmë jeni me dikë, duhet t’i kushtoni vëmendje personit me të cilin jeni në lidhje e jo dikujt tjetër që jua ka tërhequr vëmendjen. Nëse jeni beqar/e dhe po kërkoni dashuri, kuptojeni nëse një partner potencial është gati për një lidhje dhe nuk është duke folur me dikë tjetër.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorEntuziazmi juaj do të shuhet shpejt, sapo të doni të nisni për të bërë diçka. Duhet t’i mbani premtimet e dhëna dhe ky duhet të jetë motivi që do t’ju shtyjë të ecni tutje. Sapo që të nisë dita, nuk do të mendoni më rreth çështjes se nuk keni qenë fare të gatshëm në fillim.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJeni të vendosur, të sigurt dhe po shikoni si t’i arrini qëllimet tuaja afatgjata. Do t’ju ndihmojë shumë që të flisni rreth planeve tuaja, por nuk do t’i dëgjoni idetë e çdokujt, pasi disa mund të jenë jopraktike apo të padobishme. Edhe kur dikush është i sigurt se e di se çfarë po flet, ju mendoni më ndryshe dhe parapëlqeni që t’i merrni vetë vendimet tuaja.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorE dini se ka mundësi të ndiheni më mirë sesa ndiheni tani. Por në të njëjtën kohë, do ta gjeni energjinë që ju duhet, për t’i përballuar gjërat që duhet t’i bëni. Nuk do të mund t’i braktisni të tjerët. Mundohuni që të gjeni kohë të lirë për t’u çlodhur dhe për ta rikthyer energjinë. Kujdesuni për shëndetin tuaj.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNdonëse jeni të zënë, çdo gjë që doni e keni afër dhe asgjë nuk mund t’ju ndalë në rrugëtimin tuaj drejt arritjes së qëllimeve. Kjo do t’ju ndihmojë që t’i zgjidhni shpejt gjërat, ndonëse punët do të jenë shumë të vështira. Një mik ngurron për të kërkuar ndihmë nga ju, por mund t’i ndihmoni pak dhe do të jeni shumë të lumtur për këtë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtDo t’ju përshkojë vala e entuziazmit për një projekt grupor. Keni punuar fort për të arritur deri këtu dhe ndonëse nuk ka qenë e lehtë, fuqia juaj ju ka mbajtur që t’i kaloni lehtë këto vështirësi. Më në fund po e shihni dritën në fund të një tuneli, që ka qenë i gjatë e i lodhshëm.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo të vijë koha për ta paguar një faturë dhe do të kishit dashur ta kishit paguar më herët. Keni borxhe që duhet t’i paguani shumë shpejt, për këtë arsye duhet të hiqni dorë nga udhëtimet dhe takimet shoqërore. Dikush shpreson që do ta ndërroni mendjen, por thjesht nuk mund t’ia dilni me para. Një i afërm në moshë do të jetë shpëtimi juaj, i cili do t’ju propozojë që ta paguajë një borxh të madh tuajin.