Holandezi Erik ten Hag është emëruar trajner i skuadrës së Bayer Leverkusenit.
Ten Hagu do të jetë në krye të Leverkusenit deri në vitin 2027.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar nënkampioni gjerman të hënën në faqen zyrtare.
Ten Hag ishte pa punë prej se u largua nga Manchester Unitedi. Ai e drejtoi Unitedin nga viti 2022 deri në vitin 2024.
55-vjeçari Ten Hag e zëvendëson teknikun spanjoll, Xabi Alonso. 43-vjeçari Alonso u largua nga Leverkuseni pasi e udhëhoqi këtë skuadër drejt sukseseve historike.
Ai tashmë është shef i shtabit teknik te gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Ten Hag kishte ofertë edhe nga Ajaxi, por ka vendosur për projektin e Leverkusenit.