Mesfushori Drilon Islami është përforcimi më i ri i skuadrës së Clujit. Këtë e ka bërë të ditur klubi rumun të hënën në faqen zyrtare.
Islami së fundi ka luajtur për skuadrën e Prishtinës. Ai ishte dhe kapiten i Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata me Prishtinën i përfundoi këtë verë. Islami tashmë te Cluji është bashkëlojtar me Meriton Korenicën dhe Lindon Emërllahun.
Islami te Prishtina u transferua në vitin 2023 nga Ferizaj.
Ai me Prishtinën ka zhvilluar 73 ndeshje ku ka kontribuar me tri gola dhe tri asistime.
Islami me klubin nga kryeqyteti e ka fituar dy herë Kupën e Kosovës.
Ndërkohë sa ishte pjesë e Dritës në sezonin 2019/20 e fitoi edhe titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.