Chelsea e ka kompletuar transferimin e sulmuesit argjentinas, Alejandro Garnacho.
Garnacho te Chelsea është transferuar nga Manchester Unitedi dhe ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2032.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnitedi ka përfituar 40 milionë funte nga shitja e Garnachos.
“Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time që t’i bashkohemi këtij klubi të madh. Mezi pres të filloj. E pashë Kupën e Botës për Klube dhe t’u bashkohem kampionëve të botës është e veçantë. Jemi ekipi më i mirë në botë. Është e mrekullueshme të jem këtu dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Garnacho për faqen zyrtare të Chelseat.
21-vjeçari është zhvilluar si futbollist tek Unitedi kurse pjesë e skuadrës së parë ishte nga viti 2022. Me Unitedin zhvilloi 144 ndeshje ku kontribuoi me 26 gola dhe 22 asistime.
Me Përfaqësuesen e Argjentinës ka tetë ndeshje të zhvilluara.