Luis Diaz është lojtar i ri i Bayernit. Gjiganti bavarez të mërkurën konfirmoi transferimin e 28-vjeçarit nga Liverpooli.
Sulmuesi i krahut ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Lojtari nga Kolumbia do ta mbajë fanellën me numër 14.
Transferimi i Diazit do t’i kushtojë Bayernit deri në 75 milionë euro. Vetëm dy lojtarë i kanë kushtuar më shumë Bayernit. Bëet fjalë për Harry Kanen që u transferua për gati 100 milionë euro dhe Lucas Hernandezin të transferuar për 80 milionë euro.
Diaz për Liverpoolin në edicionin e kaluar të Premier Leagues i shënoi 13 gola. Ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kampionit anglez. Për të është klubi i tretë i madh. Para Liverpoolit ishte te Porto.
“Jam shumë i lumtur. Do të thotë shumë për mua të jem pjesë e Bayernit, njërit prej klubeve më të mëdha në botë. Dua të ndihmoj ekipin tim të ri me stilin e futbollit dhe personalitetin”, ka thënë Diaz, që preferon të luajë në krahun e majtë.
“Synimi im është të fitoj çdo trofe të mundshëm. Do të punojmë për këtë çdo ditë si ekip”.