Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, është futbollisti më i ri i skuadrës së Atletico Madridit. Lajmin e ka bërë të ditur të hënën klubi spanjoll.
“Atletico Madridi dhe Manchester City kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Julian Alvarezit, i cili ka nënshkruar për klubin deri në vitin 2030”, shkruhet në njoftimin e Atletico Madridit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga trajneri Diego Simeone ia ka paguar 95 milionë euro, skuadrës së Manchester Cityt për transferimin e 24-vjeçarit. Te City, Alvarezi qëndroi për dy vite dhe bëri 103 paraqitje. Ai realizoi 36 gola dhe bëri 18 asistime. Ndërsa fitoi edhe gjashtë trofe.