Mesfushori Qëndrim Zyba e ka mbyllur sezonin në elitën e futbollit të Çekisë me asistim, për fitoren e Liberecit.
Libereci e fitoi 1:0 ndeshjen kthyese ndaj Bohemiansit, por është eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4:2.
Ishte ndeshje për plasman në tabelë prej pozitës së shtatë deri në të dhjetën.
Bohemians kaloi tutje dhe do të ballafaqohet me Hradec Kraloven.
Zyba ishte asistues i golit të vetëm në ndeshje në minutën e 71-të.
Ai bashkëveproi me sulmuesin Benjamin Nyarko.
24-vjeçari në këtë edicion pati tri gola e pesë asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.