Futboll

Zvicra dëshpëron në hapje të Evropianit që e organizon vet

Zvicra

Foto: Associated Press

Futbollistet e Zvicrës kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë të Evropianit që e organizojnë vet. Zvicra të mërkurën mbrëma humbi nga Norvegjia me rezultat, 2:1. 

Ndeshja Zvicër – Norvegji u zhvillua të mërkurën mbrëma në Basel. I takoi Grupit A. Ceremonia hapëse e Evropianit ishte e jashtëzakonshme. Ishte festë e madhe, por në fund të ndeshjes pati zhgënjim për zviceranet.

Zvicra e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë. Në minutën e 28-të, Nadine Riesen shënoi për 1:0. Por brenda katër minutave në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 54-t dhe 58-të, Norvegjia shënoi dy gola për ta fituar ndeshjen ndaj “helvetikeve”. Golin e barazimit e shënoi Ada Hagerberg. Fitoren norvegjezet e siguruan me autogolin e Julia Stierlit.

Hegerberg e Norvegjisë kishte rastin ta shënonte edhe golin e dytë personal. Por në minutën e 70-të humbi penallti.

Riola Xhemaili luajti nga fillimi për Zvicrën, ndërsa u zëvendësua në minutën e 63-të. 

Ndeshjen e dytë, zviceranet e zhvillojnë të dielën ndaj Islandës. Të dielën luhet edhe ndeshja Norvegji – Finlandë.


Zvicra publikon formacionin, Xhemaili startuese

Riola Xhemaili do të paraqitet nga minuta e parë te Zvicra në hapje të Evropianit. Zvicra nga ora 21:00 luan ndaj Norvegjisë. 

Zvicra është nikoqire e Evropianit.

Ndeshja Zvicër - Norvegji luhet në Basel.