Sulmuesi Zeki Amdouni do të mungojë për kohë të gjatë, për shkak të këputjes së ligamentit kryqëzor.
Mediumet në Zvicër kanë raportuar se Amdouni do t’i humbë ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra ndeshjen e parë e luan ndaj Kosovës më 5 shtator. Ndeshja Zvicër – Kosovë luhet në Basel dhe i takon Grupit B. Në grup me Zvicrën dhe Kosovën janë edhe Suedia dhe Sllovenia. Ndaj kësaj të fundit, Zvicra e luan ndeshjen e dytë me 8 shtator.
Sipas raportimeve, Amdouni do t’i nënshtrohet një operimi në ditët në vijim. 24-vjeçari është kthyer te Burnley pas huazimit njëvjeçar te Benfica.