Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zvicra me fitore bindëse edhe ndaj Sllovenisë

zvicra

Zvicra e ka vazhduar rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Pas fitores 4:0 ndaj Kosovës, të hënën Zvicra fitoi 3:0 ndaj Sllovenisë. Sërish ndeshja u luajt në Basel dhe sërish Zvicrës i mjaftoi vetëm pjesa e parë, njëjtë si ndaj Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nico Elvedi në minutën e 18-të, Breel Embolo në minutën e 33-të dhe Dan Ndoye në minutën e 38-të i shënuan golat.

Te Zvicra ndeshjen e kompletoi kapiteni Granit Xhaka.

Zvicra tani i ka gjashtë pikë në kualifikimet për Botërorin e vitit të ardhshëm. Udhëheq në Grupin B. Kosova i ka tri pikë, ndërsa Suedia e Sllovenia nga një.

Më 10 tetor Zvicra luan në udhëtim ndaj Suedisë.