Sulmuesit Oleksandr Zubkov dhe Oleksiy Gutsulyak kanë shënuar golat e fitores për Ukrainën dhe ia kanë siguruar përfaqësueses ukrainase plejofin e Botërorit.
Zubkov realizoi në minutën e 83-të për 1:0, kurse Gutsulyak shënoi në minutën e 93-të. Me dy golat e tyre, Ukraina e mposhti Islandën 2:0, në ballafaqimin e zhvilluar në Varshavë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIshte ndeshja e fundit e Grupit D, të cilin e ka fituar Franca me 16 pikë.
Ukrainasit dolën në vendin e dytë vetëm pas fitores në ndeshjen direkte me islandezët.
Ukraina dhe Islanda kishin pikë të njëjta para ballafaqimit, nga shtatë gjithsej. Tutje në plejof do të avanconte Islanda pasi kishte goldallim më të mirë.
Por, golat në fundin e ndeshjes e vendosën sfidën.
Në vendin e fundit në grup mbetet Azerbajxhani, me një pikë.