Sulmuesi francez, Olivier Giroud, së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës së Lillet.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar të premten se Lille ka arritur marrëveshje me Giroudin. Qendërsulmuesi me shumë përvojë do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Lillen. Ai pritet të kthehet në futbollin francez pas një dekade.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Lille aktualisht është edhe superylli i Kosovës, Edon Zhegrova.
38-vjeçari Giroud aktualisht luan për skuadrën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Los Angeles.
Kontrata me Los Angelesin, Giroudit i përfundon në fund të këtij viti. Por ai pritet që ta shkëpusë kontratën në mënyrë që t’i bashkohet Lillet.
Giroud shihet si zëvendësuesi ideal i Jonathan Davidit i cili u largua nga Lille në fund të edicionit 2024/25.
Giroud në Francë ka luajtur për skuadra si Montpellier, Tours, Grenoble dhe Istres.
Ai karrierë ka bërë edhe te Milani, Chelsea dhe Arsenali.
Giroud është edhe golashënuesi më i mirë në histori të Përfaqësueses së Francës.