Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, nuk do ta veshë fanellën e kampionit të Italisë, Napoli, sipas “Corriere dello Sport”.
Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, po punon për transferime dhe largime. Por puna e tij varet edhe nga udhëzimet që merr nga trajneri Antonio Conte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Giovanni Manna ia kishte vënë syrin Edon Zhegrovës, sulmuesit të krahut të djathtë të Lillet, të cilin Napoli e ka pëlqyer prej kohësh. Por sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’ ishte Antonio Conte ai që u tha drejtuesve të klubi të ndërpresin negociatat”, shkruan “arenanapoli.it”.
Edhe mediume tjera të afërta me klubin kampion të Italisë kanë shkruar se Conte ka hequr dorë nga Zhegrova.
Sulmuesi i Kosovës është në fazën e rikuperimit pas lëndimit që e la jashtë fushës nga dhjetori i vitit të kaluar.