Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është ftuar për ndeshjen që e luan Lille të dielën ndaj Monacos nga ora 20:45. Kjo ndeshje i takon xhiros së dytë të Ligue 1 të Francës.
Në listën e futbollistëve që ka vendosur t’i ftojë trajneri i Lillet, Bruno Genesio, është i përfshirë edhe Zhegrova.
Zhegrova për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ndeshja e fundit që e zhvilloi është ndaj Marseillet në udhëtim, në barazimin 1:1.
26-vjeçari deri më tani stërviti me ekipin e dytë të Lillet.
Ai është i lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti italian, Juventues.
Zhegrova muaj më parë e kërkoi largimin nga Lille në afatin kalimtar të kësaj vere. Shumë skuadra evropiane shprehën interesim që t’i sigurojnë shërbimet e tij.
Presidenti i Lillet, Olivier Letang, të premten në konferencë për shtyp deklaroi se Zhegrova mund të mbetet pjesë e Lillet edhe për këtë edicion.
Kontrata me skuadrën franceze, sulmuesi të krahut i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
