Futboll

Mbyllet pa fitues derbi i Torinos, Zhegrova aktivizohet në pjesën e dytë

Edon Zhegrova Juventus

Ka përfunduar pa fitues derbi lokal ndërmjet Juventusit dhe Torinos. 

Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën mbrëma përfundoi pa gola. I takoi xhiros së 11-të të Serie A. 

Juventusi krijoi disa raste shënimi por që nuk i konkretizoi. Edhe posedimi i topit ishte në anën e “Zonjës së Vjetër”. 

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, te Juve u paraqit nga minuta e 64-t. 

Te Torino, Ardian Ismajli luajti deri në minutën e 88-të, kurse Kristjan Asllani u paraqit nga fillimi i pjesës së dytë. 

Për Juven ishte barazimi i katërt këtë edicion. Ka edhe pesë fitore dhe dy humbje. 

Renditet në pjesën e epërme të tabelës me 19 pikë. 

Ndërkohë Torino ka pesë pikë më pak në mesin e tabelës.


Zhegrova aktivizohet ndaj Torinos

Edon Zhegrova është inkuadruar në ndeshjen që Juventusi po e zhvillon ndaj Torinos. 

Zhegrova në lojë hyri në minutën e 65-të.