Përditësim, 18:27 - Skuadra e Drenicës e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Prishtinës së Re. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit kosovar.
Golin e fitores për Drenicën e realizoi Kreshnik Uka në minutën e 77-të. Ai shënoi nga afërsia.
Drenica në ndeshjen hapëse të sezonit të ri barazoi pa gola me Llapin.
Në xhiron e dytë ishte e planifikuar që Drenica të luante me Dritën, por ndeshja u shty për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane.
Për Prishtinën e Re ishte disfata e dytë rresht. Javën e kaluar u mposht edhe nga Ferizaj.
Ndërkohë Prishtina e Re në xhiron e parë fitoi ndaj Malishevës.
Zhbllokohet rezultati në Skenderaj
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreshnik Uka ka shënuar golin e epërsisë për Drenicën ndaj Prishtinës së Re. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 77-të, në ndeshjen që po luhet në Skenderaj.