Sulmuesi i Zvicrës, Andi Zeqiri, mund të mbetet edhe më gjatë në Belgjikë. Interesim për futbollistin kosovar ka shprehur Anderlechti, raportojnë mediume të ndryshme në Belgjikë. Zeqiri është i huazuar nga Genku te Standard Liege.
Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 25 ndeshje në elitën e futbollit belg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri me Genkun ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Ai për fanellën e shtetit helvetik ka shënuar një gol në 16 paraqitje.
Krahas Anderlechtit, interesim për Zeqirin ka shprehur edhe Borussia Monchengladbach.
Zeqiri karrierë ka bërë edhe te Brightoni, Baseli dhe Augsburgu.