Sulmuesi Altin Zeqiri e ka mbyllur edicionin në Superligën e Turqisë në futboll me asistim. Zeqiri të shtunën pasdite e regjistroi një asistim për skuadrën e Rizesporit.
Rizespori e mposhti në shtëpi Hataysporin me rezultatin e thellë 5:2 në kuadër të ndeshjes së fundit të kampionatit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZeqiri në lojë u inkuadrua në minutën e 15-të pasi e zëvendësoi Rachid Ghezzalin i cili u lëndua.
24-vjeçari Zeqiri asistimin e bëri te goli për 3:1 të cilin e realizoi Emrecan Bulut në minutën e 72-të. Për Zeqirin ky ishte asistimi i pestë në 32 ndeshjet e zhvilluara.
Krahas pesë asistimeve ka edhe gjashtë gola të realizuar.
Rizespori edicionin e përfundon në vendin e nëntë me 49 pikë. Hatayspori ka kohë që ka rënë nga elita. Renditet në pozitën e parafundit me 26 pikë.