Sulmuesi Arbër Zeneli me skuadrën e Elfsborgut të enjten janë ndalur në barazim 1:1 nga Braga. Kjo ndeshje i takoi xhiros së katërt të Ligës së Evropës.
Te dyja skuadrat golat i realizuan në pjesën e dytë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 67-të me autogolin e realizuar nga mesfushori Timothy Ouma.
Në minutën e 84-t Emil Holten realizoi për 1:1 dhe ia siguroi një pikë skuadrës së Elfsborgut. Zeneli luajti për 76 minuta.
Elfsborgu dhe Braga kanë nga katër pikë. Elfsborgu është në vendin e 23-të, ndërsa Braga është tri pozita më poshtë.