Futboll

Zekirija Ramadani, trajner i vitit

Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani është trajneri më i mirë i vitit 2025 në futbollin kosovar.

Ramadani e ka drejtuar Dritën drejt titullit të kampionit dhe në kampanjën historike në Ligën e Konferencës.

“Është hera e katërt që zgjidhem trajner i vitit. E falënderoj kryetarin e FFK-së, Agim Ademi për ndihmën që na ka dhënë. Unë mundohem t’i bëj futbollistët më të mirë, por ata më bëjnë trajnerin më të mirë. Të gjithë ata më kanë mundësuar që për herë të katërt të shpallem më i miri. Shpresoj se do të vazhdojmë t’i bëjmë të gjithë krenarë”, ka thënë Ramadani.