Rion Zejnullahu i është bashkuar skuadrës së Llapit. Ai do të jetë pjesë e skuadrës llapjane për edicionin 2025/26. Kështu ka bërë të ditur të shtunën Llapi në rrjetet sociale.
Mbrojtësi i krahut të majtë së fundi luajti për skuadrën rumune, Cluj. Me klubin nga Rumania e ka luajtur vetëm një ndeshje. Karrierë ka bërë edhe të Schaffhauseni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa luajtur edhe për grupmoshën U21 të Luzernit.
“KF Llapi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Rion Zejnullahu, i cili do të jetë pjesë e ekipit tonë për edicionin 2025/26. Zejnullahu ka nënshkruar kontratë për këtë edicion, me opsion për rinovim edhe për sezonin e ardhshëm. Mirë se vjen në familjen bardh e kaltër, Rion”, shkruan Llapi.