Futboll

Zabërgja prezantohet te Metalist 1925

zab

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Baton Zabërgja, është prezantuar të martën te Metalist 1925. Ai ka nënshkruar kontratë për tre vjet me opsionin e vazhdimit edhe për një vit me klubin elitar të Ukrainës. 

Në Ukrainë kanë raportuar se, Metalist 1925, pagoi 2.5 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit nga Dinamo City i Tiranës. Ai do ta veshë fanellën me numrin 72 te Metalist 1925.

Me Dinamo Cityn, Zabërgja fitoi Kupën e Shqipërisë. Pati paraqitje të mira edhe në garat evropiane të edicionit 2025/26.

Ai luajti 83 ndeshje për Dinamo Cityn, ndërsa shënoi 23 gola dhe asistoi 18 herë.

Në qershor të këtij viti, Zabërgja debutoi për përfaqësuesen e Kosovës. Luajti si titullar në ndeshjen miqësore kundër Armenisë. 

Si senior në Kosovë luajti për Vushtrrinë, Drenicën dhe Gjilanin.