Sulmuesi i Dinamos së Tiranës, Baton Zabërgja, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje skuadra e Dinamos së Tiranës.
“Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në datat 15 dhe 18 nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë. Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje”, ka shkruar Dinamo e Tiranës në rrjetet sociale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Zabërgjën kjo është hera e parë që ftohet te Kosova. Më herët ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.
Zabërgja është pjesë e Dinamos së Tiranës nga viti 2023. Ai u transferua si futbollist i lirë nga Gjilani.
Këtë edicion në Superioren e Shqipërisë në 12 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.