Në javët e fundit nga Bayer Leverkuseni janë larguar lojtarët kryesorë. Por largimi i Granit Xhakës për te Sunderlandi është humbja më e madhe për nënkampionin e Gjermanisë në futboll.
Kështu të paktën ka thënë sulmuesi i Leverkusenit, Patrik Schick.
“Ai ishte lider. Ishte lojtari me më së shumti përvojë”, ka thënë Schick për “Sky Sports”.
Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Jonathan Tah janë lojtarët tjerë të rëndësishëm të larguar nga Leverkuseni.