Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yjet që mund të mungojnë në Kupën e Botës

Rodrigo - Ekitike

Kupa e Botës në Kanada, Meksikë dhe SHBA nis në më pak se dy muaj. Dhe shumë prej yjeve të futbollit, kanë pësuar lëndime në prag të Botërorit. Disa prej tyre madje do të mungojnë shkaku i lëndimeve. 

Prej yjeve që mund të mungojnë janë Lamine Yamal i Barcelonës, Arda Guler e Eder Militao të Real Madridit, të gjithë me lëndime muskulore në këtë javë. Për të tre, sezoni është mbyllur, ndërsa paraqitja në Botëror është në dyshim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rodrygo, po ashtu futbollist i Realit, do të mungojë pas këputjes së ligamentit në gju dhe nuk do të paraqitet te Brazili. Me Gjermaninë nuk do të luajë as Serge Gnabry i Bayern Munichut, që ka lëndim në muskujt aduktor. Hugo Ekitike i Liverpoolit ka lëndim në tendinën e Akilit, dhe nuk do të paraqitet për Francën. 

Në dyshim për të luajtur në Botëror janë edhe Reece James, Alisson, Ruben Dias, Joshko Gvardiol, Thibaut Courtois, Romelu Lukaku, Justin Kluivert, Matthijs de Ligt e Memphis Depay.