Futboll

Yamal: Mendova të luaj për Marokun

yamal

Para se të vendoste për Spanjën, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, kishte menduar që ta përfaqësojë Marokun në futbollin ndërkombëtar.

Yamali ka deklaruar se në mendje e kishte të luante për Përfaqësuesen e Marokut.

Por dëshira e madhe e tij ishte që të paraqitej në futbollin evropian.

Babai i Yamalit, Mounir Nasraoui, është nga Maroku, kurse nëna e sulmuesit të Barçës, Sheila Ebana, është nga Guinea Ekuatoriale. Yamal është i lindur në Spanjë.

“E mendova të luaj për Marokun. Thellë-thellë, po mendoja të luaja me Marokun. Me gjithë dashurinë dhe respektin që kam për Marokun, gjithmonë kam dashur të luaj në Evropë. Unë besoj se futbolli evropian shikohet më shumë dhe mendoj se është më afër nivelit të lartë ndërkombëtar. Kjo gjithashtu më afron me Kupën e Botës, përkatësisht me shanse për ta fituar atë”, u shpreh Yamal, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.

18-vjeçari me Përfaqësuesen e Spanjës ka gjashtë gola të shënuar në 23 paraqitje. Me Spanjën e fitoi Evropianin e vitit të kaluar. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Spanjës.