Lamine Yamal ka fituar famë sin ë fushë ashtu edhe jashtë saj.
Talenti i Barcelonës po shkakton sensacion dhe popullariteti i tij është rritu shumë shpejtë. Talenti i tij dhe romanca me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, ishin disa nga faktorët kryesorë që kontribuuan në rritjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Yamal ka rritur audiencën e tij gjatë vitit të kaluar duke fituar 38 milionë ndjekës. Dhe, me këto shifra, ai ka arritur t’i tejkalojë shumë ikona dhe legjenda të mëdha të sportit si Leo Messi, Ronaldo dhe Mbappe.
Kampioni i Botës me Argjentinën, Messi, ka fituar 6 milionë ndjekës. Ronaldo fitoi 21.7 milionë ndjekës, kurse Mbappe 7.4 milionë.
Yamal po ashtu e kaloi Mbappen në fushë.
Arritja e fundit e Yamalit vjen pasi Barcelona fitoi Superkupën e Spanjës duke mposhtur Realin e Kylian Mbappes me rezultat 3:2 në Arabinë Saudite.
Ylli francez luajti 14 minuta dhe bëri disa gabime dhe në fund nuk bëri asgjë për të parandaluar humbjen e ekipit të tij.
Edhe pse Yamal nuk shënoi, prania e tij ishte një dhimbje koke e vazhdueshme për portierin e Realit, i cili shpëtoi ekipin e tij disa herë.
Në këtë mënyrë, Yamal var një medalje të re në qafë dhe feston me klubin një trofe të ri të fituar., ndërkohë që vazhdoj të fitojë terren edhe në botën digjitale.