Futboll

Yakini e lavdëron sërish Xhakën, flet edhe për Shaqirin

Murat Yakin

Murat Yakin ka folur për herë të dytë në konferencë për shtyp për Granit Xhakën.

“Nuk e kam pritur kthimin e Granit Xhakës në Premier League. Është e pabesueshme ajo që po arrinë me Sunderlandin e promovuar. Graniti është lider, luftëtar dhe kjo është shumë e rëndësishme për ndeshjen e nesërme. Sa i takon Xherdan Shaqirit – statistikat e tij te Baseli janë të pabesueshme. Por kemi lojtarë të mirë në pozitën e tij: Ndoye, Vargas, Manzambi, pa harruar Sanchesin”, deklaroi Yakin.


Yakini flet për ndryshimin e sistemit te Kosova

 

Zvicra i shënoi katër gola ndaj Kosovës në Basel në shtator. Por më pas Kosova nuk pranoi gol në katër ndeshje rresht, dy me Suedinë dhe dy me Slloveninë.

“Jemi të lumtur që kemi shënuar katër gola ndaj Kosovës. Por më pas ajo e ndryshoi sistemin shumë. Kosova është e dyta në tabelë dhe mund të luajë pa asnjë presion. Nuk ka çka të humbë. Kam ekip që dëshiron të shënojë gola dhe të luajë lojë dominante”, ka thënë selektori i Zvicrës, Murat Yakin.


Portieri i Zvicrës e lavdëron Kosovën

Ndonëse Zvicra fitoi 4:0 ndaj Kosovës në Basel në shtator, portieri i helvetikëve, Gregor Kobel, ka lavdëruar “Dardanët”. “Nuk jemi të befasuar që Kosova është kaq lartë në tabelë.

Në Basel ne kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë, por mbi të gjithë ishim shumë efikasë. Gjithsesi, Kosova është rikuperuar mirë nga humbja dhe ka shpirt të mirë ekipor”, ka theksuar Kobel.


Portieri i Zvicrës flet për Asllanin

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel është pyetur për Fisnik Asllanin në konferencën për shtyp në Prishtinë.

“Natyrisht analizimi i lojtarëve është gjithnjë pjesë e përgatitjeve. E kam parë që është në formë të mirë. Si portier, forma nuk është gjëja kryesore. Dua të identifikojë mënyrën e lojës. Natyrisht, shikon për një ose dy lojtarë. Por kryesisht është analizë e gjithë ekipit”.


Për Yakinin nuk ka duel vëllazëror

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka mohuar mundësinë që ndeshja Kosovë – Zvicër të jetë “duel vëllazëror”.

“E kemi lënë aspektin emocional prapa vetes. Nuk ka duel vëllazëror nesër. Duhet të fillojmë furishëm. Kosova kaloi herët në epërsi ndaj Suedisë dhe Sllovenisë. Ne duam të luajmë lojën tonë dhe të provojmë të shënojm gola”, ka thënë Yakin.

Ai ka thënë se nuk ka nevojë të bëjë shumë ndryshime në formacion. Ka thënë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së lojës së Zvicrës.

Yakini ndihet me fat që e ka bankën e rezervistëve të fortë.


Portieri i Zvicrës flet për Asllanin

Portieri i Zvicrës, Gregor Kobel është pyetur për Fisnik Asllanin në konferencën për shtyp në Prishtinë.

“Natyrisht analizimi i lojtarëve është gjithnjë pjesë e përgatitjeve. E kam parë që është në formë të mirë. Si portier, forma nuk është gjëja kryesore. Dua të identifikoj mënyrën e lojës. Natyrisht, shikon për një ose dy lojtarë. Por kryesisht është analizë e gjithë ekipit”.


Yakini për Xhakën: Është lider

Murat Yakin është pyetur për raportet me Granit Xhakën në konferencën për shtyp në Prishtinë.

“Nuk ka ndryshuar shumë që nga ndeshja me Kosovën dy vjet më parë. Gjithçka u ekzagjerua shumë. E kemi përballuar dhe kemi bërë këtë rrugë së bashku. Ai është lider. Sigurisht, u zhgënjyem me rezultatin dhe me pësimin e golit në minutën e fundit. Por nuk ishte aq dramatike sa e paraqitët. E përballuam mirë së bashku”.


Yakin: Zvicra e Kosova kanë pasur kampanjë të shkëlqyer

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin po paraqitet në konferencë për shtyp në “Fadil Vokrri” në prag të ndeshjes me Kosovën.

“Mund të spekulohet shumë paraprakisht. Por duhet të shfaqesh në fushë. Të dy ekipet kishin kampanjë të shkëlqyer. Nesër nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur. Natyrisht, kundërshtari do të provojë çdo gjë, por mendoj se jemi mjaftueshëm solid. Ne e kemi merituar këtë pozitë – ekipi im di vetëm një drejtim”, ka thënë Yakin.


Yakini tregon se cilin skenar e mendon

Zvicra kualifikohet direkt në Botëror edhe me humbje 5:0 nga Kosova. Por selektori i Zvicrës, Murat Yakin nuk e mendon një skenar të tillë.

“Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar, dua të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenaret më të këqija. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet. Duhet të luajmë lojën tonë dhe më pas jam i bindur se do të kemi rezultat të mirë”.