Futboll

Xherdan Shaqiri, më i mirë i Baselit për vitin 2025

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është shpallur sportisti më i mirë i Baselit për vitin 2025.

Ndërkohë, Baseli mori çmimin si “Ekipi i Vitit 2025” pas suksesit të dyfishtë në edicionin 2024/2025. 
Shaqiri si kapiten e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës për edicionin 2024/2025.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve organizohet çdo vit nga drejtoria për sport e Baselit, në bashkëpunim me Asociacionin e Sporteve të Baselit dhe Asociacionin të Gazetarëve Sportiv të Baselit.