Futbollisti 19-vjeçar, Demir Xhemalija, i është bashkuar skuadrës së Luzernit.
Ai te Luzerni u transferua nga Baseli U21.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori me Luzernin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Xhemalija te Baseli U21 ishte nga viti 2023. Në edicionin 2024/25 ai me të rinjtë e Baselit zhvilloi 16 ndeshje ku kontribuoi me një gol.
Xhemalija nuk ka bërë paraqitje zyrtare me ekipin e parë të Baselit.
“Demir Xhemalija është lojtar i ri e interesant, që ka potencial të madh për zhvillim. Atij do t’i jepet koha e nevojshme për t’u zhvilluar me kujdes”, u shpreh drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
Xhemalija ka paraqitje për grupmoshat U16, U17 dhe U19 të Zvicrës.