Futboll

Xhemaili vendos brenda dy javësh për të ardhmen

Riola Xhemaili

Futbollistja kosovare, Riola Xhemaili, ka treguar paraqitje të mira me fanellën e PSV Eindhovenit dhe dëshira e saj është të mbetet edhe më gjatë në Holandë.

Por, ajo ka thënë se për të ardhmen e saj do të vendoset brenda dy javëve të ardhshme.

“E ardhmja ime do të vendoset në dy javët e ardhshme”, ka thënë Xhemaili për “Blick”.

Ajo ka kontratë me Wolfsburgun deri në vitin 2027.

PSV-ja ka opsionin e blerjes së kartonit të saj. Xhemaili është futbolliste e Zvicrës, nikoqires së Evropianit 2025. Ajo është pjesë e grumbullit të Zvicrës për Evropianin që mbahet nga 2 deri më 27 korrik.