Goli ndaj Finlandës në minutat shtesë është momenti më i veçantë për Riola Xhemailin në vitin 2025.
Xhemaili kishte shënuar gol për Zvicrën ndaj Finlandës në Kampionatit Evropian për futbolliste.
Goli i Xhemailit e kualifikoi për herë të parë përfaqësuesen e Zvicrës në çerekfinale të Evropianit. Festa ishte e madhe.
Xhemaili në një intervistë për gazetën e madhe zvicerane “Blick” ka kujtuar momentet e jashtëzakonshme që i kaloi në vitin 2025.
Ajo tregoi mënyrën se si erdhi deri te shënimi i golit, e që ishte historik.
“E pashë Geraldine Reutelerin duke shkuar për të goditur. Normalisht, topi do të shkonte në portë. Megjithatë, unë doja të isha gati për çdo mundësi. Por pastaj topi erdhi drejt meje dhe thjesht u përqendrova të sigurohem që të mos kalonte përtej portës. Ky ishte goli më i rëndësishëm që kam shënuar ndonjëherë. Për të qenë e sinqertë, kam punuar për këtë, kam dhënë maksimumin dhe kam shpresuar”.
Futbollistja shqiptare para Evropianit po kalonte momente të vështira te Zvicra.
Ndonëse kishte një edicion të mirë me PSV Eindhovenin në Holandë, Riola nuk u ftua në disa grumbullime, ndërsa në fillim të qershorit bëri paraqitjen e parë të vitit.
Pas gjitha gjërave, Xhemaili, kishte humbur shpresat që mund të ftohej në Evropian.
“Para turneut nuk isha grumbulluar për gati një vit, edhe pse kisha një sezon shumë të mirë në Eindhoven. Prandaj, në një moment e humba shpresën. Mendoja se nëse trajnerja mund të më linte jashtë për një vit, pse do të më grumbullonte për Kampionatin Evropian? Kështu që u përqendrova vetëm te klubi dhe vetja ime, pa u shqetësuar më për Kombëtaren”, u shpreh 22-vjeçarja.
Xhemaili është prej futbollisteve kryesore te skuadra e PSV Eindhovenit.