Mesfushori Granit Xhaka ka vlerësuar mentalitetin e Bayer Leverkusenit, ndërsa ka thurur lavde edhe për trajnerin e Borussia Dortmundit, Nuri Shahin.
Leverkuseni të premten luan ndeshjen e parë për vitin 2025. Ndeshja e javës së 16-të luhet nga ora 20:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të vazhdojmë aty ku e lamë. Tre muaj e gjysmë kanë qenë shumë të fortë për ne. Ne treguam sërish mentalitet. Ne e dimë se ata duan të luajnë. Ne e dimë po ashtu se Nuri Shahin është një trajner shumë i uritur, i cili ka edhe një filozofi që dëshiron të luajë futboll”, ka thënë Xhaka për “Kicker” të martën.
Leverkuseni është në pozitën e dytë me 32 pikë, katër më pak se lideri. Bayerni. Ndërsa Dortmundi është në vendin e gjashtë me 25 pikë.