Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ia ka lënë meritat tifozëve për barazimin që e arriti klubi të enjten mbrëma në shtëpi ndaj Romës në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Leverkuseni barazoi 2:2 në shtëpi, duke u rikthyer nga disavantazhi 2:0 dhe siguroi finalen e Ligës së Evropës. Për Leverkusenin ishte ndeshja e 49 pa humbje, duke vendosur rekord të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbështetja e tifozëve na dha shtytjen e duhur për të ecur përsëri përpara. Një falënderim i madh për tifozët që ishin në stadium – por edhe ata që na përcjellën nga shtëpia”, ka thënë Xhaka pas ndeshjes.